Categories Lajme

V.dekja e të riut në HEC-in e Rrapunit, po.licia jep detaje (Emri)

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Librazhd, ku u gjet i mbytur një person në HEC-in e Rrapunit. Sipas policisë, trupi i pajetë i përket një 27-vjeçari Besim Karaj, banues në Njësinë Administative Lunik, Librazhd.

Sipas policise, “nga këqyrja paraprake e kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër”.

Informacioni paraprak Në lidhje me informacionin e dhënë nga roja i digës së HEC-it të Rrapunit, Librazhd se gjatë mbrëmjes së djeshme një shtetas ishte futur në hidrocentral dhe nuk ka dalë më, Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur kërkimet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd në bashkëpunim me punonjësit e HEC-it është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të shtetasit B .K., 27 vjeç, banues në Njësinë Administative Lunik, Librazhd.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME