Categories Lifestyle

Vaj ulliri, mjaltë dhe limon

Përfitime të shumta vijnë nga kombinimi i vajit ekstra të virgjër të ullirit, mjaltit dhe limonit. Këto produkte të konsumuara gjërësisht në traditën shqiptare janë mjaft të dobishme në përkujdesjen natyrale ndaj shëndetit. Vaji ekstra i virgjër i ullirit përmban sasi domethënëse të yndyrnave të quajtura ‘të mira’ dhe acidit oleik, duke ndihmuar në pakësimin e shfaqjes së sëmundjeve koronare. Ai përmban antioksidantë dhe ushqyes që luftojnë inflamacionin dhe ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit të keq, ngadalësimin e plakjes dhe largimin e radikaleve të lira.

Mjalti është një ushqim natyralisht i ëmbël që i jep shëndetit tonë shumë përfitime. Përmbajtja e lartë e sheqerit është një burim i shkëlqyer i energjisë së shëndetshme. Mjalti lufton bakteret dhe inflamacionin, por edhe shërben si antibiotik dhe antiseptik. Për më tepër ai luan edhe një rol qetësues. Lëngu i limonit përmban vitaminë C, acid citrik, kalcium, magnez, bioflavonoidë, pektinë dhe limonenë të cilët së bashku forcojnë sistemin imunitar dhe e mbrojnë atë nga infeksionet. Lëngu i limonit është ideal për detoksifikimin dhe pastrimin e organizmit. Ai hollon gjakun dhe është efikas kundër viruseve dhe baktereve.

Ekspertët e AgroWeb.org shprehen se kombinimi i vajit ekstra të virgjër, mjaltit dhe limonit është përdorur edhe në kultura të lashta, për shkak të vlerave të shëndetshme dhe gjallëruese. Ky kombinim forcon sistemin imunitar, rregullon atë tretës, pastron enët e gjakut, përmirëson funksionin e mëlçisë, lëkurën dhe pakëson rrudhat. Një lugë gjelle në ditë e kësaj kure natyrale me stomak bosh, rekomandohet të konsumohet herët në mëngjes përgjatë një muaji. Kjo dozë mund të përsëritet sërish pas gjashtë muajsh.

Përbërësit:

1 gotë me lëng limoni
180 gr mjaltë
4 lugë gjelle me vaj ekstra të virgjër

Përgatitja: Shtrydhni 3-4 limonë dhe hidheni lëngun në një kavanoz qelqi. Shtoni mjaltin dhe vajin e ullirit dhe përzijini me një lugë druri deri sa të formohet një lëng i njëtrajtshëm. Mbylleni kavanozin dhe futeni në frigorifer.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME