Categories Lifestyle

Vaji i plazhit apo birra, ja kush iu nxin më shpejt

Duke qenë se jemi në sezonin e pushimeve, përveç notit duam të shijojmë dhe rrezet e diellit dhe pse jo mos marrim ngjyrë çokollatë. Produkte të ndryshme kozmetike si vajra dhe kremra nuk mungojnë në çantat e plazhit, por gjithashtu edhe produkte të tjera si birra kemi dëgjuar se mund të nxijë shpejt dhe bukur. Birra që pimë është ideale për nxirje dhe nuk do të dëmtojë në asnjë mënyrë lëkurën. Konsumi i karrotave dhe pjeprit ju ndihmon të nxiheni më shpejt dhe ngjyra e fituar mbetet për një kohë të gjatë. Kjo për shkak të pranisë së një substance që gjendet në frutat portokalli, betakaroteni, i cili pasi depozitohet në epidermë, përgatit lëkurën për rrezet.

Por, kemi edhe një element tjetër të çmuar të quajtur HOPS. Hops është një substancë që mundëson prodhimin e melaninës në shtresën e lëkurës. Përmbajtja me e madhe e Hops gjendet te birra prandaj ajo është një aleate e mirë për nxirjen në plazh. Gjithashtu ndihmon në tonifikimin e trupit, pra ngjyrë të bukur në trup të tonifikuar.

Por duhet të keni kujdes, përpara se të lyheni me birrë duhet të keni vendosur më parë kremin mbrojtës në trup sepse duhet të jeni të sigurtë ndaj rrezikut të ekspozimit ndaj rrezeve ultravjollcë. Pasi të keni mbaruar, mund të vazhdoni të përhapni birrën në trup, por gjithmonë duke qenë të kujdesshëm të mos e teproni: djegiet nga dielli i verës nuk janë të këndshme

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME