Gazetarja shqiptare që jeton në Itali ka reaguar pas konfliktit mbrëmjen e djeshme në shou në Tv Klan, ku Robert Alia iu drejtua një vajze konkurrente iu drejtua me shprehjen “prostitutë”.
Likmeta, inovatore dhe një nga 50 gratë më frymëzuese në Evropë, ka reaguar ashpër pas dhunës verbale që u shfaq mbrëmjen e djeshme gjatë një emisioni televiziv, drejt disa vajzave duke u etiketuar me fjalor fyes.
Likmeta në storyn e saj në Instagram, nisur dhe nga lajmet e prodhuara në media për këtë incident, shkruan se “obskurantizmi dhe mizogjinia e zezë e një Shqipërie të mbyllur mesjetare dhe absolutist nuk ka asgjë për të pasur zili ndaj praktikës më të keqe të fondamentalizmit islamik.
E njohur si aktiviste për mbrojtjen e të drejtave të grave, ku në shumë prej analizave të saj në gazetën “Huffington post Italia” I kushton kësaj kategorie, Likmeta e indinjuar nga situata e krijuar gjatë emisionit thotë se “fjalët e këtij zotërie, janë të turpshme dhe të papranueshme.
“Dhe duke patur parasysh që ne jemi ata që komunikojmë, në emër të këtij burri të vogël, që përcakton me epitetin “prostitutë” një vajzë të re, faji i së cilës është ai i të jetuarit të lirisë së trupit në një vend në zhvillim, mbetet pak për të thënë”, thotë në reagimin e saj Anita Likmeta.
Një nga arsyet pse nuk janë nisur negociatat me BE-në për Shqipërinë është dhe dhuna ndaj gruas, jo vetëm fizike por dhe verbale, thote Likmeta.


