Categories Showbiz

Vajza e Ermionës zbulon konkurrentin e preferuar të mamasë së saj

Ermiona Lekbello është bërë pjesë e shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’, duke mos pasur asnjë informacion për banorët.

Kështu deklaroi sot vajza e saj, Elisa, në një lidhje me ‘Skype’ në ‘Big Brother fan Club’. Elisa tregoi se mamaja e saj është vetvetja dhe nuk po ndjek asnjë strategji.

“Mami ka hyrë në një lojë po nuk po bën lojëra, është vetvetja. Kështu është dhe jashtë shtëpisë, është 100% vetvetja.

Nuk po bën lojëra, nuk ka strategji, nuk e ka në karakter, është njeri i vërtet, kur e ka thënë mbase ka hyrë jo nga fillimi dhe kjo është një sfidë me vetveten. I bën shumë mirë të rrijë aty në shtëpi”.

Elisa, bëri të ditur se Ermiona nuk është mësuar të jetojë me kaq shumë njerëz, pasi në Itali jeton vetëm me macen.

“Mami jeton vetëm me macen, udhëton shumë, ka shumë disiplinë, me punën me vetveten, ka regjimin e vet dhe atë ndjek”.

Për sa i përket konkurrentit të preferuar, Elisa konfirmoi zërat: Edhe ajo mendon se Ermiona favorizon Luizin si konkurrent, duke shtuar se kur ka pëlqim për një person, e tregon.

“Nuk e shikonte më përpara, unë fillova ta shikoja live se e kuptoja si shikohet. Edhe mami nuk e ka parë më para, po mamit kur i pëlqen një njeri duket. Opinioni është se i pëlqen Luizin, do të thotë se i pëlqen”.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Katy Perry: U shfaq në finalen e American Idol me një fustan që kishte mbi të fytyrat e 168 konkurrenteve

Katy Perry u shfaq në finalen e “American Idol” me një fustan që i bën…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Zgjidhen 5 finalistët e BBV3. Ata përfitojnë secili 10 mijë euro

Brother Albania VIP 3 do të ketë 5 finalistë ndërkohë që nga fundi i prime…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Amos Zaharia flet për divorcin e motrës së tij nga Princi Leka

Aktori i njohur Amos Zaharia ka folur për herë të parë në lidhje me divorcin…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ikën Buçko, vjen Robert Aliaj, sfidë e fortë mes Florjan Agalliut dhe Valer Kolnikajt pas televotimit

Robert Aliaj Dragot është fermeri më i ri V.I.P. që i bashkohet eksperimentit social, unik…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ja kë sheh fitues ish-banorja, një rrëfim i sinqertë nga Rike Roçi: Në Itali jam bullizuar…

E ftuar sot në Top Albania Radio, Rike Roçi ka komentuar rrugëtimin në “BBV3”, ka…

LEXO ME SHUME