Categories Kuriozitete

Vajza e fton në banesë, por kur shkon aty e pret surprizat e hidhur!

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 19-vjeçare nga Gjakova, e cila dyshohet se në bashkëpunim me disa persona i morën para një personi tjetër, duke e mashtruar në rrjetin social “SnapChat”. Organet e sigurisë kanë bërë të ditur se arrestimin i të dysharës ka ndodhur në rrugën “Beqir Kastrati” në Gjakovë. “Lidhur me rastin pas zhvillimit të hetimeve është identifikuar dhe arrestuar e dyshuara e cila dyshohet se në bashkëpunim me të dashurin e saj  dhe shokun e tyre ia kanë marrë paratë një personi”, thuhet në njoftimin e Policisë. Dy të rinjtë kishin biseduar përmes rrjetit social “Snapchat”, ku vajza e kishte joshur djalin dhe e kishte ftuar në banesën e tij.

Sipas mediave në Kosovë, 29-vjeçari A.N. kishte shkuar në banesën e vajzës, A.D. me të cilën kishte biseduar në rrjetin social. Por, pak pasi arriti aty, e priti një befasi e pakëndshme. Dy persona të maskuar dhe me shufra hekri në duar, i grabitën A.B. portofolin me 160 euro. Pas grabitjes, të dyshuarit e kanë kërcënuar 29-vjeçarin që të mos e njoftojë policinë për rastin. Raportohet se e dyshuara A.D. e cila e ka pranuar veprën e kryer.

“Sot gjatë ditës pas një pune operative të hetuesëve nga stacioni policor Gjakovë, është arrestuar e dyshuara e cila e ka pranuar se veprën e ka kryer duke bashkëpunuar me të dashurin e saj dhe një shokun e tij, të cilët janë identifikuar nga policia por që ende janë në arrati”, citohet nga “Express” një zyrtar i policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME