Categories Lajme

“Vidhnin banesa e biznese” Kamerat zbulojnë bandën e hajdutëve, njëri në pranga

Policia e Shtetit ka arrestuar sot një person i  akuzuar për vjedhje 8 në raste të ndryshme në Korçë. Gjithashtu, janë shpallur në kërkim dhe dy të tjerë, si bashkëpunëtorë të tij. Pas një hetimi një mujor, policia ka arritur të dokumentojë disa nga vjedhjet e kryera nga ky grup grabitësish. i  riu i  arrestuar është i dentifikuar me i nicialet A.Z., 23 vjeç. Atij i  është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një automjet, i  përdorur nga shtetasit e mësipërm për kryerjen e veprës penale.

NJOFTIMI  Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas një hetimi 1 mujor të zhvilluar për zbardhjen dhe dokumentimin e disa vjedhjeve në banesa dhe biznese të ndodhura muajin e fundit në qytetin e Korçës ku autorët përdornin të njëjtin mekanizëm, duke vjedhur sasi lekësh, sende apo pajisje elektroshtëpiake, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Mekanizmi”, si rezultat i  të cilit u bë arrestimi në flagrancë i  shtetasit A.Z., 23 vjeç, si edhe u shpallën në kërkim shtetasit B.Q., 28 vjeç dhe i .G., 25 vjeç, banues në Korçë.

Nga veprimet hetimore të kryera, këqyrja e pamjeve filmike dhe provat e grumbulluara, dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të ngjarjeve të mëposhtme:

Më datë 06.12.2019, në banesën e shtetasit Ll.T., në lagjen nr.14, kanë marrë 1 orë dore.

Më datë 11.12.2019, në dyqanin ushqimor të shtetasit R.E., në lagjen nr.4, kanë vjedhur një sasi lekësh dhe 24 steka cigaresh.

Më datë 14.12.2019, në pastiçerinë e shtetasit S.T., në lagjen nr.15, kanë marrë një sasi lekësh.

Më datë 15.12.2019, në lokalin e shtetasit A.D., në lagjen nr.4, kanë marrë një sasi lekësh.

Më datë 15.12.2019, në lokalin e shtetasit N.C., në lagjen nr.15, kanë vjedhur një televizor dhe pije freskuese.

Më datë 18.12.2019, në dyqanin e shtetasit V.T., në lagjen nr.14, kanë vjedhur një sasi lekësh, eurosh dhe 5 steka cigare.

Më datë 19.12.2019, në banesën e shtetases M.K., në lagjen nr.14, kanë vjedhur një televizor dhe pajisje të tjera elektroshtëpiake.

Më datë 19.12.2019, në lokalin e shtetasit E.S., në lagjen nr.7, kanë vjedhur një televizor plazma dhe një sasi lekësh.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një automjet, që dyshohet se është përdorur nga shtetasit e mësipërm për kryerjen e veprës penale.

Materialet në ngarkim të tyre i  kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprën “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME