Meadow Walker ka një dedikim prekës për ditëlindjen e të atit Paul Walker dje do mbushte 46 vite po të ishte gjallë. Paul Walker ishte një nga karakteret më të dashura nga publiku tek filmi ‘Fast and Furious’ me rolin e tij Brian O’Conner. Aktori i cili u nda nga jeta në nëntor të vitit 2013 për shkak të një aksidenti me makinë, dje kishte ditën e lindjes dhe do mbushte 46 vite jetë po të ishte ende gjallë.
Në këtë ditë bija e tij Meadow ka publikuar një imazh nga vegjëlia me të atin e saj në Instagram ku ka shkruar “Gëzuar ditëlindjen shpirti më i dashur që unë do të njoh ndonjëherë”.