Categories Bota

Vajza heroinë shpëton nënën, shtiret sikur po porosiste pica por telefonon policinë

Një vajzë ka shpëtuar nënën nga i dashuri i saj abuzues pasi telefonoi fshehtas policinë duke u shtirur sikur po porosiste pica. I dashuri i nënës, i identifikuar nga policia si 56-vjeçari Simon Lopez, ishte në banesën e familjes në Oregon kur pas një debati filloi të dhunonte gruan. Nëna, e cila nuk është identifikuar, i tha policisë se Lopez e qëlloi me grushta vazhdimisht derisa u përplas në mur.

Policia publikoi regjistrimin e audios të telefonatës së vajzës në stacionin policor. Vajza dëgjohet duke thënë: “Do doja të porosisja një picë”. Dhe oficeri i përgjigjet: “Ju telefonuat 911 për të porositur picë?” “Po,”-ju përgjigj ajo me nervozizëm. “Ky është numri i gabuar për të porositur pica,”- i tha oficeri Tim Teneyck. “Ju nuk po më kuptoni,”-i shpjegoi ajo, duke bërë që polici ti merrte adresën e banesës.

Teneyck gjithashtu e pyeti nëse kishte nevojë për ndihmë mjekësore, të cilës i përgjigjet: “Jo. Me piper.”Më pas oficerët u nisën drejt banesës dhe arrestuan Lopez me akuzën për dhunë në familje. Teneyck tha se kjo ishte një nga thirrjet më të çuditshme që ai ka marrë ndonjëherë në 14 vite punë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME