Categories Lajme

Vajza me sindromën Dawn që ja doli të bëhej fotografe

Ina Toska është 33 vjeç nga qyteti i Fierit ku dhe jeton me familjen e saj, prindërit, motrën e të vëllanë. Ajo lindi me aftësi ndryshe , asokohe diçka e pa njohur për dy prindërit të cilët kuptonin që Ina ishte e veçantë megjithatë me kalimin e viteve mësuan më tepër rreth kësaj. Duke u konsultuar me psikologë e mjek të ndryshëm vendosën që vajza e tyre e madhe të shkollohej duke zgjedhur dyert e një shkolle normale për ta bërë atë të ndihej sa më mirë, të njëjtën gjë bënë edhe ne gjimnaz ku Ina ja doli të mbyllte gjithçka me sukses.

Megjithatë asgjë nuk u ndal këtu, duke qenë se ajo gëzon një karakter shumë kërkues ndaj vetes zbuloi se pasioni i saj më i madh është fotografia. I vëllai i dhuroi një aparat me te cilin shumë shpejtë ajo realizoi foto të shumta që tërhoqën vëmendjen e gjitha qytetit të cilët nuk nguruan ti jepnin çmime të ndryshme Inës, për punën e palodhur, të bukur e mbi të gjitha të veçantë. Ajo ja doli të shpallej përpara 2 vitesh qytetari i vitit ne Fier ndërsa ja ka dalë të renditet e 3 ne konkursin e fotografisë një vit më pas.

Fotografia nisi si passion megjithatë ajo kërkon me forcë ta shndërroj në profesion ku familja nguron megjithëse Ina Toska ka besim tek vetja se një ditë do ja dal të jetë një fotografe profesioniste. Pavarësisht çdo vështirësie edhe njëherë u provua se kur dëshira nuk mungon, vullneti e pasioni bëhen bashkë atëherë e pamundura nuk ekziston./t.ch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME