Categories Lajme

Vajza misterioze shqiptare që pushtoi mediat italiane rrëfen të vërtetën

Alba Sgarbi është vajza e Vittorio Sgarbit (historian, politikan, personalitet televiziv, analist), personazhit kontrovers të televizionit italian. Në mediat italiane është folur shumë për Vittorio Sgarbin, që ka një fëmijë me një grua shqiptare. Mamaja e Albës, Kozeta Aidini, këngëtare lirike e cila jeton në Itali, nuk është shfaqur kurrë në foto apo video, pavarësisht nga këmbëngulja e gazetarëve. Por në verën e vitit 2017, Alba Sgarbi u shfaq krah të atit të saj Vittorio në një set fotografik për revistën “Chi”. Thashethemet morën fund dhe u konfirmua se Alba, vajza me nënë shqiptare, është e bija e kritikut të mirënjohur të artit.

Alba Sgarbi ka qenë e ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan, për herë të parë dhe ekskluzivisht në një intervistë për një media shqiptare. Alba na tregoi se deri në moshën 5-vjeçare ka jetuar në Itali, dhe më pas erdhi në Shqipëri ku mësoi dhe gjuhën shqipe, gjuhën e nënës. Megjithëse u largua nga Shqipëria, të atin Vittoria Sgarbi e takonte shpesh.

“Unë kam lindur në Romë dhe deri në moshën 5-vjeçare kam qëndruar në Itali. Më tej u ktheva në Shqipëri për të mësuar shqipen, sepse gjuha e parë që dija ishte italisht. Dhe kam vazhduar studimet, shkollën e mesme dhe të gjitha këtu në Tiranë. Gjatë kohës kam qenë në kontakt me babin, vetëm kur shkoja për pushimet e Krishtlindjes, Vitit të Ri, kur shkoja për pushimet verore që qëndroja me të më shumë. Mund ta takoja rreth 2-3 herë në vit babin. Kam qëndruar me mamin, babin e takoja pak më rrallë. Por gjithmonë kam qenë në kontakt me të dhe raportet kanë qenë tepër të mira. Faktikisht ai ka dhe dy fëmijë të tjerë, motrën edhe vëllain, që janë me dy mama të tjera, dhe ai nuk ka jetuar me asnjë prej nesh. S’ka dashur të krijojë asnjëherë familje. Mami ka qenë gjithë kohës në Itali që dhe ka punuar. Aty ka ndërtuar edhe jetën e saj. Mami ka qenë e martuar më përpara, por pati një aksident i shoqi dhe ndërroi jetë. Më pas njohu babain tim, ku edhe linda unë. Spekulimet pastaj janë të tjera, që mund të isha fëmija e personit tjetër, por jo nuk është e vërtetë. Ai ka ndërruar jetë shumë kohë më përpara”. Pas lindjes, e ëma e Albës i vendosi mbiemrin e saj. Të atin nuk e njohu që në fillim, por pasi u rrit vendosi të mbajë mbiemrin e babait.

“Vittorio më ka njohur më vonë, për faktin që edhe mamaja e tij ka qenë me mentalitetin e tillë që dua të krijosh familje, i thonte nuk dua të njohësh fëmijë jashtë martese e gjëra të tilla. Prandaj ka qenë edhe shumë e vështirë kauza ime. Plus edhe mamaja më vendosi mbiemrin e saj në fillim. Kjo ka qenë zgjedhja e mamit, nuk donte që të dihej që isha e bija e këtij personazhi publik, donte ta mbante anonim. Vittorio donte, por mamaja e tij nuk donte. Kjo ka qenë situata. Vendosja që të mbaja mbiemrin e babit si përfundim dhe tani jam me mbiemrin Sgarbi. Është edhe pak e sikletshme të mbash atë peshë mbiemri”.

Por si është në fakt të jesh vajza e një personazhi publik të mirënjohur në Itali? “Më pyesin si është e mundur që ka një vajzë gjysmë shqiptare gjysmë italiane, domethënë kuriozohen për këtë gjë”. Alba aktualisht është me studime në Milano, por thotë se në të ardhmen do të dëshironte që të ecte në gjurmët e të atit.

“Do doja të kisha një galeri timen, një galeri private mbase këtu në Tiranë, por që nuk e di…”. Bukuroshja italo-shqiptare dhe babai i saj, Vittorio Sgarbi do të vijnë së shpejti në Tiranë me një projekt për të ndihmuar Shqipërinë në përballimin e pasojave të tërmetit. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME