Categories Sport

Valverde sjell një tjetër prurje tek Barcelona

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka dhënë sinjale se skuadra katalane është duke punuar për një tjetër nënshkrim gjatë këtij afati kalimtar. Barcelona ka bërë një nga transferimet më të mëdha gjatë këtij afati kalimtar, duke nënshkruar me Antoine Griezmann, për shumën e 120 milionë eurove.

Përkundër këtij fakti, kampionët e La Liga janë duke punuar edhe për një tjetër transferim, i cili do të mbulonte krahun e majtë të mbrojtjes. Junior Firpo është lojtari që është afër të kalojë në ‘Camp Nou’, i cili do të ishte një mbështetje e madhe për Jordi Alba.

Disa fjalë rreth këtyre lëvizjeve të mundshme ka thënë edhe trajneri Ernesto Valverde, i cili ka dhënë sinjale se skuadra nuk është ‘dorëzuar’ në këtë merkato. “Është e vërtetë se kemi pasur probleme në krahun e majtë të mbrojtjes dhe është e mundur që dikush të transferohet” ka thënë Valverde.

“Por, ne jemi të hapur në market deri në ditën e fundit, dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodh” ka shtuar trajneri. Skuadra katalane aktualisht është duke zhvilluar ndeshjet e fazës parasezonale, në Japoni, ku nesër luan ndeshjen e fundit, kundër Vissel Kobe. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen për të atin, 13 vite pas aksidentit

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë Iliria…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipëria “rrëzon” Bjellorusinë dhe nis me fitore Ligën e Kombeve

Shqipëria ka mposhtur 2-0 Bjellorusinë në “Air Albania”, në ndeshjen e parë të Ligës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME