Categories Sport

Vandalët ia presin me sharrë këmbët e statujës së Ibrahimovicit

Vandalët janë përpjekur t’ia sharrojnë këmbët e statujës së Zlatan Ibrahimovicit, si dhe ia kanë vënë një konop në qafë në Malmo. Policia e ka rrethuar statujën e sulmuesit suedez, e cila gjendet pranë stadiumit të Malmos, në rast se ajo rrëzohet pas dëmtimit.

Ky është akti më i fundit i vandalizmit ndaj statujës së 38-vjeçarit, që prej kur Ibrahimovic njoftoi se kishte investuar në një klub rival të Malmos, muajin e kaluar.

Ish-sulmuesi i Suedisë Ibrahimovic debutoi si profesionit për Malmon para 20 vjetëve. Ish-futbollisti i Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milan, Paris Saint-Germain dhe Manchester United është në kërkim të një klubi të ri këtë afat kalimtar, pasi u largua nga LA Galaxy në fund të sezonit në MLS.

Më 27 nëntor, Ibra njoftoi se i kishte blerë 25% të aksioneve në Hammarby, klubin rival të Malmos. Në të njëjtën ditë, statuja e tij 3.5 metra e lartë, u përdhos dhe u dogj në flakë nga tifozët e pakënaqur të Malmos.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME