Categories Lajme

Vdekja e drejtoreshës së shkollës nga korrenti në dush/ Inxhinieri elektrik bën thirrjen për qytetarët

Duke marrë shkasë nga ngjarja e trishtë ku drejtoresha Ornela Gjeçi ka ndërruar për shkak të kontaktit me energjinë elektrike teksa po bënte dush, inxhineri elektrik Azmer Duleviç ka apeluar në Report qytetarët të kenë kujdes.

Ai u shpreh se çdo qytetar duhet të shohin nëse janë të pajisur me instalime mbrojtëse që në gjuhë teknike quhen ‘salvavitta’.

“Nuk është për herë të parë dhe ne duhet të marrim masa. Kjo vjen nga mungesa e kushteve teknike pra mbrojtjese. Shumica e banesave fatkeqësisht nuk kanë pajisje mbrojtje dhe qytetarët  as nuk e dinë që duhet t’i kenë.

Pra nuk kanë “salva vitta” që është kjo pajisje që mbron kur preket rryma me ujin. Duet ta ketë butonin 5, nëse nuk e ka nuk jemi të mbrojtur. Shumë ndërtesa, pallate dhe ndërtesa të reja nuk i kanë bërë standardet elektrike sipas normave që duhet. Duhet të shohin banesat e tyre a i kanë këto. Për të qenë i siguruar duhet të jetë kjo pajisje por jo vetëm.”- tha ai.

Inxhinieri ngriti shqetësimin se edhe punonjësit janë të pakualifikuar.

‘Kemi punonjës të pakualifikuar, që kanë zanat me të vjedhur. Duhen njerëz të aftë për këto punë dhe prandaj jemi në këto situate. Duhet të ketë kualifikim të këtyre gjërave. Vendet fqinje kanë shumë vite që s’i kanë këto probleme.’- vijoi ai.

Më tej, ai këshilloi të gjithë qytetarët që është më mirë që të fiket automati gjatë kohës kur laheni, kështu do të jeni 100% të sigurt.

‘Unë kam një këshillë. Kur jeni duke bërë dush ta fikni ose të hiqni spinën nga priza. Duhet të identifikohet automati sepse bojleri ka peshën elektrike më të madhe. T’i mund ta heqësh spinën nga priza por uleni automatin që të jeni të mbrojtur 100%.’- përfundoi ai.

Teksa po lahej në dush, drejtoresha Ornela Gjeçi humbi jetën një ditë më parë pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. Bashkëshorti i saj e dërgoi me urgjencë në spitalin e Durrësit, por 45-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë dot. Ajo humbi jetën në banesën e prindërve të saj në Maminas, ku jetonte me bashkëshortin edhe fëmijën e tyre të vetëm. Bashkëshorti i saj është pjesë e Forcave të Armatosura dhe shërben në Policinë Kufitare të Durrësit. Ndërkohë, Ornela Gjeçi jepte në shkollën ‘Rrubjekë’ lëndën e Historisë.

Për fat të keq kjo nuk është hera e parë që një person ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me korrentit. Rasti më i fundit ka qenë në Fushë-Arrëz ku humbën jetën nëna me 2 vajzat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME