Categories Lajme

Vdekja në punë e 36-vjeçarit në Korçë, Gjykata liron nga burgu dy të arrestuarit

Gjykata e Korçës ka dhënë masën e detyrimit të paraqitjes për personat e arrestuar pas aksidentit në punë të 36-vjeçarit Elvis Josifi, ndodhur pak ditë më parë në qytetin juglindor.

Kështu Gjykata e ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e përgjegjësit teknik të firmës së ndërtimit Flamur Palla dhe manovratorit Aurel Zyma, por ka vendosur që ti lirojë ata nga burgu nën masën e detyrimit të paraqitjes.

Familjarët e Josifit hodhën akuza të forta në drejtim të firmës së ndërtimit, që sipas tyre vepronte pa element sigurie, dhe që u bë shkak për humbjen e jetës së djalit të tyre.

Nëna e Elvisit dhe e gjithë familja nuk lejuan që firma të paguante shpenzimet e ceremonisë mortore.

Familjarët kanë thënë jashtë kamerës që përgjegjësit duhet të kalben në burg. Elvisi ishte djali i madh i familjes Josifi ndërsa punonte prej vitesh në ndërtim dhe ishte i pa martuar. Ai ka lënë pas një vëlla tjetër dhe dy motra.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME