Categories Lajme

Veliaj i dorëzon “Kullën e Sahatit” mjekut me origjinë shqiptare, Dr. Panajot Koliomihali

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim humanistin arvanitas Dr. Panajot Koliomihali. Në këtë 100-vjetor të Tiranës, Kryebashkiaku i dorëzoi mjekut Koliomihali “Kullën e Sahatit”, si një shenjë miqësie, mirënjohje dhe falenderimi për kontributin që, jo vetëm si arvanitas i mirë, por edhe si doktor me zemër të madhe, ka ndihmuar pafundësisht shqiptarët, sidomos në vitet e tranzicionit.

“Më vjen mirë që si ish-deputet i Lunxherisë dhe sot si kryetar i Bashkisë së Tiranës, t’ju jap “Kullën e Sahatit” për të kujtuar që është gjithmonë ora e duhur për të bërë gjënë e drejtë. Ashtu siç ju keni bërë gjënë e drejtë, jo vetëm si thirrje e gjakut tuaj shqiptar dhe arvanitas, por edhe si njeri humanitar. Ju jemi mirënjohës dhe më vjen mirë që me rastin e 100-vjetorit të Tiranës kujtojmë ata miq, ata patriotë, ata vëllezër që, pavarësisht në cilën anë të kufirit janë, zemra iu rreh për vendin e tyre dhe kanë treguar që koha është vetëm një nocion që kalon. Por, në fakt kohën e përcaktojmë vetë. Në të njëjtën kohë, mund të bëjmë punë të mbara, mund të shërojmë njerëz, mund të lidhim marrëdhënie bashkëpunimi, mund të fuqizojmë njëri-tjetrin, ose mund ta harxhojmë kohën kot. Në Tiranë kohën e kemi shumë të çmuar dhe kjo është arsyeja pse këtë 100 vjetor duam të vlerësojmë ata miq që kanë bërë maksimumin kur janë hapur kufijtë për të ndihmuar sa më shumë njerëz. Shumë faleminderit, e vlerësoj shumë”, u shpreh Veliaj.

Mjeku i njohur me origjinë shqiptare falenderoi kryebashkiakun Veliaj për vlerësimin dhe mikpritjen. “Kam thënë gjithmonë se nga Shqipëria marr më shumë sesa dhashë. Theksojmë se jeni i ri, me horizont të gjerë dhe kjo është gjëja më e mirë. Edhe ju jeni një njeri ri me ëndrra, me mundësinë dhe dinamizmin që t’i realizoni ato. Është një garanci për këtë vend që të ketë të tillë njerëz”, theksoi Dr. Koliomihali.

I pranishëm në pritjen e veçantë ishte edhe kryebashkiaku i Saranikos, Petros Filippou, i cili tha se mes Shqipërisë dhe Greqisë ka patur dhe do ketë gjithmonë shumë më shumë politika që na bashkojnë sesa na ndajnë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME