Categories Lajme

Vëllai denoncoi humbjen, 26-vjeçarja kishte ikur me të dashurin dhe jetonte në familjen e tij

Është gjetur pas 8 ditësh Aureta Çauli, nënë e dy fëmijëve e cila ishte zhdukur nga Durrësi pa lënë asnjë gjurmë. Denoncimin në polici e bëri vëllai i 28-vjeçares, duke hedhur dyshime se e kishin rrëmbyer.

Por situata nuk është aspak kështu, 28-vjeçarja është gjetur në Labinot Katund, ku ishte martuar me një djalë. Ajo kishte njohur një person në Facebook dhe pasi djali ishte kthyer nga Italia, ajo kishte shkuar dhe ishte martuar me të pa njoftuar askënd.

Si duket familja, ku po jetonte tani nusja e re, nuk e kishin idenë fare, se Aureta Çauli kishte dy fëmijë dhe se ishte zhdukur dhe se familjarët ishin në kërkim të saj dhe janë habitur kur kanë parë në shtëpi policinë.

Policia e ka shoqëruar në polici 28-vjeçaren, ku është marrë në pyetje. “Nuk i kisha thënë familjes së të dashurit që isha në proces divorci dhe kisha dy fëmijë. Do ja thosha në një moment të dytë”, ka thënë Arjeta Cauli.

“Vëllai s’kishte pse dilte në televizor. Unë me të s’kam pasur marrëdhënie të mira. Unë ika vetë, e dua shumë djalin me të cilin ika”, ka thënë nëna e dy fëmijëve. Ajo është shprehur se do të shkojë tek fëmijët, por që nuk do të ndahet nga i dashuri pasi e dashuronte atë. Ndërsa në lidhje me vizitën e saj në spital, është thënë se ajo kishte pasur disa kriza nervore dhe kishte marrë qetësuese.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME