Categories Bota

Vendim historik në Argjentinë! Legalizohet aborti, festë në Buenos Aires

Argjentina është bërë vendi më i madh në Amerikën Latine, që legalizon abortin, pasi Senati miratoi ndryshimin historik në ligj me 38 vota pro dhe 29 kundër, e një abstenim. Aktivistët pro zgjedhjes, nisën menjëherë festën në Buenos Aires.

“Beteja për të drejtat e gruas është gjithnjë e ashpër dhe këtë radhë ne duhej të përballeshim edhe me një pandemi, ndaj jam tejet e gëzuar nga ky rezultat”, tha një aktiviste. Ligji, që legalizon dhënien fund të shtatzënisë në 14 javët e para, ishte miratuar nga dhoma më e ulët e parlamentit këtë muaj, pasi ishte propozuar para ligjvënësve nga presidenti majtist i vendit Alberto Fernandez.

“Ka një Argjentinë ekstremisht kritike që mohon abortin ashtu siç mohonte edhe homoseksualitetin”, tha Fernandez, para votimit, duke e quajtur abortin një problem të shëndetit publik. Sipas Fernandez, që nga rikthimi i demokracisë në 1983 më shumë se 3 mijë gra kanë humbur jetën si pasojë e aborteve të pasigurta dhe ilegale në Argjentinë. Vendimi historik do të thotë që Argjentina bëhet vetëm vendi i tretë amerikano-jugor që lejon abortin bashkë me Uruguajin dhe Guajanën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME