Categories Sport

Vendimi i vështirë i Mbapesë, Reali apo 45 milionë eurot të PSG-së?

Muajt në vazhdim paraqesin një sfidë më vete për yllin e PSG-së dhe kombëtares franceze, Kylian Mbape. Në lojë nuk është as më shumë e as më pak, por vetë e ardhmja e kampionit të botës.

Mbape është mes dy zjarresh: të rinovojë me klubin e tij PSG për të vijuar karrierën në Francë ose të harrojë milionat e shumtë dhe të transferohet në një klub legjendar si Reali i Madridit. Loja për të ka kohë që ka nisur, që nga vera që lamë pas me deklarata e kundërdeklarata të protagonistëve, që në këtë rast janë tre: vetë lojtari, PSG-ja dhe Reali i Madridit.

Natyrisht që edhe aktorë të tjerë janë përfshirë, duke futur së fundmi edhe familjen e yllit francez. Për presidentin e Realit, Florentino Perez, Mbape është kthyer në një fiksim, por dhe në Paris nuk duan të heqin dorë prej tij dhe janë gati ta mbulojnë me miliona euro që ta bindin të qëndrojë.

Kontrata aktuale e Mbapesë me PSG-në skadon në vitin 2022 dhe klubet që e duan janë gati të bëjnë lëvizjet e radhës. Paris SG-ja ka ndërmend ta bëjë atë lojtarin më të paguar në botë. Në përpjekjen më të fundit, Parisi pritet t’i ofrojë një pagë vjetore që arrin shifra të çmendura, 45 milionë euro në sezon! Kjo është një shifër që do të tundonte këdo.

Deri më tani lojtari ka refuzuar çdo ofertë rinovimi nga klubi i tij, por nëse vërtetohet shuma e tillë, edhe Mbape mund të lëkundet. Reali nuk i ofron këtë mundësi. Por madrilenët kanë një tjetër avantazh, kanë stemën e markën e tyre ëndërron çdo lojtar. Dhe ëndrra e Mbapesë është pikërisht Reali i Madridit. Vetë ai e ka deklaruar hapur një gjë të tillë. Tani përpara tij është vendimi më i vështirë i jetës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME