Kryeministri Edi Rama dhe ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj kanë njoftuar një konferencë me gazetarët pasditen e sotme në orën 17:00.
Konferenca vjen menjëherë pas qëndrimit të liderëve të BE, të cilët nuk arritën në një marrëveshje për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
