Categories Lifestyle

Veprimet që duhet t’i bëni kur keni frikë nga tërmeti

Ne të gjithë kemi frikë nga tërmetet të cilat janë fatkeqësi natyrore mbi të cilat njeriu as nuk paralajmërohet dhe as nuk ka kontroll. Në rast të personave me sizmofobi ekstreme, frika ndërhyn edhe në jetën e tyre të përditshme. Sizmofobia mund të ketë simptoma të ndryshme ku përfshihen:

1.Frymëmarrje e shpejtë ose krejt e kundërta, pasi në disa persona shkakton mungesë të saj dhe të mbushjes me oksigjen të mjaftueshëm.

  1. Dëshira për të ikur ose fshehur, ku disa individë mund të qajnë ose të bërtasin në momentin që ndodh ose mendojnë se po bie një tërmet.
  2. Gojë e thatë, marramendje, shqetësime në stomak, dhimbje koke etj.
  3. Ndikimi në jetën e përditshme dhe ndërhyrja në jetën personale.

Por si mund ta mposhtim këtë fobi dhe të mos e lejojmë të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Edukimi personal në lidhje me tërmetet është një nga mënyrat më të mira për të kapërcyer sizmofobinë.

Hapi i parë është të flisni me një psikoterapist profesionist, i cili mund të rekomandojë mënyra nga më të ndryshmet për të përballuar këtë lloj ankthi. Ilaçet janë mjeti i fundit në raste ekstreme. Teknikat e ndihmës vetjake si frymëmarrja e thellë dhe meditimi i përditshëm prej 10 minutash gjithashtu mund të ndihmojnë që të mposhtni frikën tuaj.

Gjithashtu, duhet të dilni sa më shumë dhe të flisni më miqtë tuaj apo familjarët. Sa më shpejt t’i riktheheni rutinës suaj të përditshme aq më e thjeshtë do të jetë për ju tejkalimi i kësaj situate apo gjendjeje ankthi. Nëse jeni të frikësuar, keni ankth të shtuar apo nuk keni fuqi pas një tërmeti, kjo është shumë normale. Të menduarit pozitivisht do t’ju japë forcë dhe motivim që të kaloni ankthin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME