Categories Lifestyle

Veprimi i PARË dhe i VETËM që duhet të bëni nëse ju shtrëngon zemra

Ataku kardiak jo vetëm që konsiderohet si ‘vrasësi i heshtur’ , shenjat e tij ndryshojnë nga burrat tek gratë, e ndonëse është më i përhapur tek meshkujt, rezulton më fatal tek seksi tjetër. Simptomat më të dukshme dhe më të zakonshme të atakut në zemër janë dhimbja në gjoks dhe siklet. Përveç kësaj, ka edhe simptoma të tjera tipike për të cilat duhet të jeni të vetëdijshëm dhe i lexoni në KËTË LINK. Edhe pse është e vërtetë që gratë zakonisht përjetojnë dhimbje në gjoks, ato kanë më shumë të ngjarë të ndjejnë më pak simptoma sesa burrat. Ja disa shenja të ‘fshehura’ : dhimbje nofullash, dhimbje që shtrihet në krah, lodhje e lehtë, vështirësi në gjumë!

Sipas studimeve, pothuajse 78 përqind e atakave në zemër të raportuara te gratë shoqeorhen me të paktën një nga këto simptoma jo të zakonshme për më shumë se një muaj para atakut.

Në këtë artikull, Living do shkruajë gjithçka duhet dhe mund të bëni minutat e para, për t’i mbijetuar një ataku kardiak.

Njerëzit zakonisht presin që ataku në zemër të jetë dramatike dhe i menjëhershëm, por e vërteta është se këto sulme shpesh janë të buta në natyrë dhe mund të zgjasin për shumë orë apo edhe ditë. Goditjet e buta në zemër duhet të konsiderohen po aq serioze dhe kritike. Duke pasur parasysh këtë, nëse përjetoni një ose më shumë nga simptomat e atakut kardiak (i lexoni ne këtë link) për pesë minuta ose më gjatë, këtu janë veprimet e para që duhet të bëni:

Qëllimi përfundimtar është që arteria e tendosur ose e shtrënguar të kthehet në gjendjen e saj normale brenda 90 minutave për të minimizuar dëmin sa më shumë që të jetë e mundur.

Gjëja e parë që duhet të bëni nëse dyshoni se po vuani një atak në zemër është të telefononi menjëherë urgjencën.

Sigurohuni që të telefononi ambulancën përpara se të përpiqeni të telefononi këdo tjetër. Thirrja e ambulancës do të jetë mënyra më e shpejtë për të marrë trajtimin që ju nevojitet.

Merrni aspirinë nga goja !

Në mënyrë ideale, duhet të merrni një dozë 325 mg aspirinë. Vepron 30 minuta menjëherë pasi keni ndjerë shenjat e para, ndaj nëse jeni të prirur për sëmundje kardiovaskulare, jini gjithmonë të kujdesshëm të keni një medikament të tillë me vete.

Mos u përpiqni të shkoni vetë në spital, kur përjetoni simptoma të atakut në zemër, sepse nuk rekomandohet.

Mundohuni të keni pranë një njeri, për mos t’u panikosur më shumë. Kjo gjendje vetëm do i përkeqësonte gjërat.

Shtrihuni

Shtrihuni në shpinë dhe ngrini këmbët lart. Kjo manovër do të hap diafragmën e cila do t’ju lejojë të merrni frymë dhe të furnizoni me oksigjen gjakun tuaj.

Shmangni pirjen dhe ngrënien

Sigurisht që gjatë një sulmi në zemër, ngrënia dhe pirja janë natyrisht gjërat e fundit në mendjen tuaj, por mbani mend se ASPIRINA është e vetmja gjë që ju lejohet të gëlltisni

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME