Categories Lajme

Vetë e ndërtuan dhe e kolauduan, arrestohen pronarët e “Vila Palma” që u thërrmua nga tërmeti

Mes të arrestuarëve për ndërtimet problematike që sollën viktima në Durrës janë edhe pronarët e hotelit “Vila Palma”, i cili u thërmua nga tërmeti duke zënë nën vgetë Sadik dhe Klajdi Qaton.

Për fat të mirë, Klajdi ia doli,ndërsa Sadiku u nxorr pa jetë.,

Të arrestuar janë pikërisht Arben dhe Dëshira Qato për shkak se është konstatuar se ata kanë ndërtuar dy kate pa leje nga gjashtë kate që kishte lejen, gjë e cila sipas ekspertëve dyshohet se solli edhe shkatërrimin e godinës.

Objekti është kolauduar nga vetë pronari i “Vila Palma” Arben Qato, kolaudim i cili i ka hapur rrugë ndërtimit edhe të dy kateve shtesë, duke mbingarkuar kolonat e godinës me mbipeshë.

Momentalisht në prokurorinë e Kavajës, ka të hapur një dosje penale për Dëshira Qato shefe Urbanistike në Kavajë, ish-kryebashkiakun Isa Sakja dhe dhe Dritan Kazazin, të cilët janë në hetim për “Shpërdorim detyre”, për dhënien e 7 lejeve ndërtimore në bregdetin e Kavajës.

Qatot nuk janë të vetmit të arrestuar. Gazetarja Glidona Daci, duke iu referuar burimeve nga prokuroria bëri me dije për abcnews.al se deri më tani janë firmosur 17 urdhër arreste për persona të dyshuar se me veprimet ose mosveprimet e tyre kanë ndikuar në rritjen e numrit të të vdekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.

Burime nga prokuroria bëjnë me dije se numri i urdhër arresteve pritet të rritet në orët në vijim.

Prokuroria dyshon se një pjesë e personave për të cilët kanë lëshuar urdhër arresti kanë legalizuar në kundërshtim me ligjin disa godina, të cilat u shemben më pas.

Në listën e personave për të cilët ka urdhër arresti janë drejtues dhe punonjës të Kadastrës së qytetit.

Një pjesë tjetër e grupit të personave për të cilët ka urdhër arresti janë inxhinierë dhe punonjës teknik që kanë shkelur rregullat e sigurimit teknik duke shpallur si të banueshme godina të dëmtuara nga tërmeti i 21 shtatorit, të cilat u dhemben më pas.

Mes personave që u është marrë dëshmia janë edhe Ahmet Doda dhe Kujtim Hasa, drejtori nëndrejtori i Konvaleshencës  së Durrësit. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME