Categories Lajme

Vetëm 5 ditë në punë! Punëtori vdes në pallatin e nënkryetarit të shoqatës së ndërtuesve

Adrian Fejzullahu kishte vetëm 5 ditë që kishte nisur punën pranë kompanisë “Andi Konstruksion”, e cila po ndërton pallat në zonën e ish-kinostudios në rrugën “Aleksandër Mojsiu” në Tiranë. Edhe këtë të hënë, (27 maj) kishte shkuar si çdo ditë në punë për të siguruar të ardhura për familjen e tij. Herët në mëngjes rreth orës 08:20 ra nga lartësia, nga kati i 7, duke marrë dëmtime të rënda të cilat rezultuan fatale dhe i morën jetën.

53-vjeçari – bëjnë të ditur burime nga policia, po ngjiste kova me llaç, por siç pamjet tregojnë – pallati në ndërtim nuk ka as skelë apo rrjet ndërtimi. Burime nga Inspektoriati i Punës thonë se punëtorit Adrian Fejzullahu ishte i siguruar. Subjekti ndërtues i pallatit është “Andi Konstruktion’. Nga një verifikim në QKR rezulton se ka për administrator Latif Mihën, njëkohësisht nënkryetar i shoqatës së ndërtuesve dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Në mesin e pasigurisë në punë, tek një ndërtues me pozicione të tilla, është e pa tolerueshme të gjesh probleme në kushtet e sigurisë teknike për punonjësit, kur duhej të ishte i pari që të ngrinte zërin për të drejtat e punëtorëve dhe jo vetëm interesat e ndërtuesve. Pallati në të cilin punimet kishin nisur prej korrikut 2023 ka afat të përfundimit dhjetorin e vitit 2027. Vetëm gjatë muajit maj kanë humbur jetë gjatë aksidenteve në punë 5 persona.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ikën për një jetë më të mirë, prej një jave familja shqiptare fle në rrugët e Francës

Ndërsa festat po afrojnë, një familje shqiptare vazhdon të jetojë në rrugë në Montpelje të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i trefishtë në aksin Shupenzë–Maqellarë, plagoset rëndë një person

Një aksident i trefishtë është regjistruar mbrëmjen e sotme në segmentin e rrugës Shupenzë–Maqellarë. Tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagoset “Gucci” i TikTok-ut, identifikohet autori

Personazhi i njohur i “TikTok”, Fabion Kuçi, i njohur si Gucci, është plagosur mbrëmjen e…

LEXO ME SHUME