Categories Politike

Vettingu për politikanët? Dashamir Shehi: Të fillojë me Bashën dhe shefat

Për Lulzim Bashën, Vetting-u në politikë është një nevojë për të hequr llumin që mban peng Shqipërinë, por emra PD nuk jep. Deputeti Dashamir Shehi tregon se e mbështet, por shton se duhet që hetimi të kryhet nga një strukturë tjetër dhe jo Prokuroria e Posaçme. Shehi shpreson që ky proces të fillojë nga kryedemokrati Basha e të vazhdojë me shefat e tjerë.

”E mbështet si qëllim, si formulë hajde ta diskutojmë. SPAK ça do bëjë më përpara? Po i ngarkojmë këto struktura. Ideja është që SPAK do na zgjidhë këto hallet e mëdha dhe po ta ngarkojmë me këtë çështje të shkallës administrative, ne deklarojmë pasurinë, n.q.s ka çështje penale SPAK aty është.

Ne kemi akoma prokurori e hetues, shteti i ka të gjitha veglat për tu marrë me këtë punë. Jam dakord me qëllimin e mirë! Nuk jam dakord të përziejmë gjithë gjerat bashkë. Nëse zoti Basha do them se duhet ta studiojmë së bashku, duhet ngritur një strukturë, jo ato që janë të përfshira, sepse do nxjerrim jashtë loje SPAK. Duhet gjetur një mekanizëm tjetër që duhet të jetë më i thjeshtë dhe më transparentë. Sepse SPAK heton penalisht në mënyrë të heshtur ndërsa ne kemi nevojë për transparencë.

Procesi është i rëndësishëm, është i drejtë, shpresoj që të fillojë nga Basha dhe shefat. Besoj se shqiptarët e dinë kush janë të korruptuarit. Kam frikë se disa mund të certifikohen si të pa korruptuar, ndërsa pasurimi i politikanit raporti me gjënë publike është diçka e verifikueshme në jetën e përditshme”,-tha në ”Open”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME