Categories Sport

Video/ Duart drejt qiellit, Gattuso nuk i përmban dot lotët: “I dedikohet motrës sime”

Pas 95′ minutave intensive, Rino Gattuso shpërthen emocionet e tij për arritjen e finales së Kupës së Italisë: e bëri në pankinë me gjestin që të gjithë e kuptuan kujt i drejtohej dhe nuk i përmbajti dot lotët në konferencën për shtyp. Pak ditë më parë tekniku i Napolit humbi të motrën e tij, ngjarje kjo e cila u reflektua dhe te emocionet që ai pati në fundin e ndeshjes.

“Dua të falenderoj gjithë botën e futbollit që më qendroi pranë – shpjegoi tekniku me lot në sy -. Ia dedikoj prindërve të mi e motrës sime me të cilën isha shumë i lidhur. Falenderoj lojtarët e mi”. Në lidhje me ndeshjen, ai i ka dalë në mbrojtje Ospinës, për golin e pësuar: “I dhuruam golin e parë, e pësuam si pulat. Nuk është faji i Ospina, por i pozicionimit të linjës së parë. Bëmë një ndeshje të mirë, por në pjesën e parë nuk zhvilluam lojën në mënyrën e duhur”.

Në lidhje me rinovimin: “Unë dua të jetoj të gjithë atë që po bëj në qetësi. Nuk jam një njeri që mendon vetëm për paratë. Më pëlqen të punoj me persona që më ndjekin e më vlerësojnë. Në këtë moment kam gjetur një shoqëri që më jep mundësinë të stërvis lojtarë shumë të mirë e dua të vazhdoj këtu. Pastaj një, dy, tre vjet nuk e di. Nëse nuk kam motiv, ju më njihni, kontratat nuk vlejnë fare, sepse kështu jam gatuar”.

Të mërkurën është finalja me Juven, kundër të cilës Gattuso ka humbur kur ishte me Milan. “Përballemi me një skuadër të mësuar të fitojë, formuar nga kampionë të mëdhenj, me një mentalitet fitues. Mund ta luajmë, por nevojitet një ndeshje e madhe për të fituar”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME