Categories Lajme

VIDEO\ Dy ditë pas përmbytjeve të Vjosës, flasin banorët

Dy ditë pas përmbytjeve të Vjosës. Në terren ende nuk ka dalë asnjë komision vlerësimi për dëmet e shkaktuara. Të dhënat zyrtare të dëmeve mungojnë, por banorët e Fermës e Fitores në Novoselë thonë se u janë dëmtuar dhjetra hektarë të mbjella. Puna e gjithë vitit për këta banorë u morr nga lumi. Dhjetra hektarë me grurë, elb, jonxhë e zarzavate të stinës. Ndërsa në pemtari dëmet janë kryesisht në vreshta, pemë qershie e agrume.

Banorë të Fermës kanë folur sot për situatën e pas përmbytjeve. Tokat janë mbuluar nga balta, ndërkohë që asnjë nuk është interesuar për dëmet e tyre. Ata thonë se edhe në përmbytjet e mëparshme nuk janë dëmshpërblyer. Ndërkohë që kërkojnë ushqim për bagëtitë dhe vlerësim të dëmeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën e Voskopojës, makina përplas 41-vjeçarin

Aksident i rëndë në rrugën e Voskopojës, makina përplas 41-vjeçarin, transportohet me urgjencë në Tiranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkëmbi i Kavajës/ Zbardhen 4 vjedhje në biznese, arrestohet 31-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Shkëmbi i Kavajës/ Zbardhen 4 vjedhje në biznese, arrestohet 31-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori Policia e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Liqeni i Fierzës tërhiqet nga thatësira dhe prodhimi i energjisë, zbulohen rrënojat e qytetit të vjetër

Liqeni i Fierzës tërhiqet nga thatësira dhe prodhimi i energjisë, zbulohen rrënojat e qytetit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krumë/ Përmbyset mjeti sportiv në Has, humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai

Krumë/ Përmbyset mjeti sportiv në Has, humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira, reshje shiu dhe dëbore, parashikimi i motit për këtë diel

Ditën e diel vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet…

LEXO ME SHUME