Categories Lajme

VIDEO – EMRI\ Goditi për vdekje me skaf 5-vjeçarin, autori ish-shef i komisariatit të Himarës, ja posti që mban aktualisht

Një ngjarje e rënë ka ndodhur sot në Himarë, ku një skaf ka goditur për vdekje një fëmijë rreth 5 vjeç.  Drejtuesi i skafit që goditi për vdekje fëmijën pesë vjeç në plazhin e Potamit, është identifikuar si Arjan Tase, ish-shefi i komisariatit të Himarës, ndërsa aktualisht mban detyrën e shefit të Policimit në Komunitet në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.

Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, ku shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kujtojmë se më 16 korrik një çift u goditën nga një gomone në plazhin e Jalës, pasi mjeti tentoi të dilte në breg, por nuk arriti të ndalonte.

Për pasojë çifti i pushuesve Agostin Sefa, 31 vjeç dhe E. GJ., 25 vjeçe, morën lëndime. 25-vjeçarja u plagos lehtë, ndërsa Sefa mori lëndime në brinjë dhe fytyrë dhe u transportua në spitalin e traumës për ndihmë mjekësore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME