Categories Lajme

VIDEO/ Gazetarja demaskon komentuesin, çfarë shkruante në rrjetet sociale për përdhunimin

Shumë vajza dhe gra kanë qenë viktima të sulmeve seksuale dhe një ndër rastet më të fundit që tronditi opinionin publik ishte ai i 11 vjeçares nga Kosova që u përdhunua nga pesë të rinj. Fatkeqësisht, në rrjetet sociale ka shumë komentues që justifikojnë ende agresorët dhe kriminelët që kryejnë këto krime, ndaj një gazetare e emisionit “Piranjat”, ka vendosur të demaskojë njërin prej tyre.

Bëhet fjalë për një person që deklaronte në rrjetet sociale, se përdhunimi “është i shëndetshëm”.

Gazetarja ka arritur ta gjejë këtë person dhe ta përballë me komentin e neveritshëm që ka shkruar, por siç duket edhe nga video, ai ka bërë përpjekje për të fshehur fytyrën dhe për tu laguar.

Me sa duket justifikuesit e përdhunimeve, nuk janë aq “trima” sa duken, kur shkruajnë dhe fshihen pas tastierës.

Në Shqipëri, komentet seksiste, raciste, homofobike dhe që nxisin dhunë, janë mjaft të shpeshta dhe popullojnë gjerësisht rrjetet sociale.

*Emisioni i plotë do të transmetohet sot në orën 21:00 në Abc dhe në T7 në Kosovë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME