Categories Lajme

VIDEO/ Grevë në minierën e Samir Manes, minatorët bojkotojnë punën

Minatorët e kompanisës Albchrome, në pronësi të biznesmenit Samir Mane në Bulqizë mëngjesin e sotëm kanë bojkotuar masivisht punën dhe kanë dalë në protestë. Kjo protestë e tyre vjen për shkak të shkarkimit nga puna të kryetarit të sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, Elton Debreshi. Ai u shkarkua vetëm pak ditë pas krijimit të kësaj sindikate në të cilën ai u zgjodh kryetar, ndërsa disa prej themeluesve u thirrën nga kompania në Tiranë me arsyetimin “për të shmangur raste të thyerjes së etikës dhe disiplinës në vendin e punës”. Ata e quajnë largimin nga puna të Debreshit si të padrejtë dhe të paligjshëm.

Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës u njoh nga gjykata më 15 tetor të këtij viti. Themeluesit e saj thonë se kërkojnë kushte më të mira pune, paga më të mira dhe njohje të vështirësive. Qëllimi i sindikatës është të rrisë nivelin e përfaqësimit të punëtorëve në industrinë minerare. Ata kanë akuzuar sindikatat që kanë përfaqësuar minatorët e Bulqizës deri më sot, se janë bërë palë me firmën dhe interesat e tyre, duke lënë në harresë problemet me të cilat përballen prej vitesh minatorët e Bulqizës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME