Categories Lajme

Tmerr/ Burri pëson atak kardiak në mes të Tiranës, askush nuk e ndihmon (Video)

Një qytetar ka denoncuar mbrëmjen e sotme një rast të rëndë. Ai ka dërguar një video, ku shihet një burrë i shtrirë në trotuarin përballë shkollës së mesme Hoteleri-Turizëm në Tiranë. Sipas denoncuesit, personi në fjalë dyshohet se kishte pësuar një atak në zemër, ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15. Ajo që vlen për t’u theksuar është se jo vetëm që asnjë kalimtar nuk u ofrua për t’i dhënë ndihmë burrit, por vetëm sa ishim mbledhur aty përreth, por sipas asaj që tregon qytetari, edhe ambulanca që erdhi për ta vizituar, iku pa i dhënë asnjë mjekim. Nëse kjo që deklaron qytetari është e vërtetë, kjo përbën një skandal në lidhje me shërbimin e Urgjencës në kryeqytet, pasi ambulancat jo vetëm që vijnë me vonesë në raste emergjencash, por ashtu si në këtë rast, mund të ndodhë që nuk të japin as ndihmën e parë.

Denoncimi i plotë: Prsh joq!!! Me kete video desha te ndaja me ju disa momente prekese te ketij meso burri , ai kishte pesuar nje Atak Zemre mesa sa u informuam dhe u shtri aty ne tok , asnje spo e ndihmonte dhe madje ambulanca ishte dhe iku pa i dhen asnje mjekim. Me erdhi shum keq. Vidjoja esht ber sot ke mbikalimi perball shkollesh hoteleri turizem rreth ne oren 18:15. Ju lutem anonim

Burri pëson atak kardiak në Tiranë, qytetari: S’e ndihmoi askush, ambulanca erdhi dhe iku pa i dhënë asnjë mjekim on Vidnews.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME