Categories Lajme

FOTO/ Godina e studentëve në Korçë po merr pamje të re, vijojnë punimet me ritëm të lartë

Rikonstruksioni i godinës nr.1 të studentëve, Korçë po përparon ndërsa punimet kanë hyrë në fazën e shtrimit me pllaka. Fondi Shqiptar i Zhvillimit njoftoi se punimet vijojnë me ritëm të lartë , ku aktualisht po kryhet shtrimi me pllaka (në dhoma, korridore dhe tualete). Sipas Fondit Shqiptar të Zhvillimit, po ashtu në fokus janë edhe proceset e tjera si: fino, patinim, kryerja e instalimeve elektrike dhe hidraulike, vendosja e dyerve dhe xhamave.

Ka përfunduar vendosja e mermerëve në parmakët e verandës dhe po vendosen në dritaret e katit përdhe. Lyerja në ambientet e brendshme, si dhe grafiato në fasadën perëndimore të objektit po i japin një pamje të re, totalisht të rinovuar. Synimi është krijimi i ambienteve të brendshme komode, me punime cilësore në raport me kërkesën për kushte më të mira. Kjo ndërhyrje me financim të Qeverisë Shqiptare është në vijim të ndërhyrjeve, për rikonstruksion në godinat e studentëve paralelisht dhe në qytetet Vlorë dhe Shkodër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME