Categories Lajme

Përpjekje të vazhdueshme për krijimin e krizave me mjete artificiale që kanë në themel frikën nga Drejtësia

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se viti 2019 ka qenë padyshim viti më i vështirë i 6 viteve të qeverisjes për shkak të një përpjekjeje në themel të së cilës qëndron frika nga Drejtësia. Duke folur në prezantimin e Paketës Speciale AntiKÇK, Rama u shpreh se, “për të gjithë është e qartë që ky ka qenë një vit i vështirë, posaçërisht i vështirë dhe nuk e teproj nëse them që në 6 vitet e mandatit tonë qeverisë ka qenë më i vështiri. Një vit i karakterizuar nga një përpjekje e vazhdueshme për të krijuar një situatë krize të thellë me mjete artificiale të politikës dhe për të shtrënguar të gjithë bashkësinë tonë brenda një rrethi vicioz përplasjesh që ka ka karakterizuar të gjithë gjysmën e parë të vitit”.

“S’ka asnjë dyshim dhe besoj se e ndaj me shumicën e njerëzve të vendit që në themel të asaj përpjekje ka qenë frika nga drejtësia. Frika nga drejtësia e lidhur me mundësinë reale të çeljes së negociatave pas të cilave dihet botërisht që vjen një proces ballafaqimi serioz mes vendit kandidat dhe BE për efektivitetin e sistemit të drejtësisë”, u shpreh Kryeministri. “Pa asnjë dyshim kur është fjala për Shqipërinë kjo do të thotë dhënia e provave konkrete mbi faktin se gjithë reforma në drejtësi, gjithë bagazhi ligjor i krijuar në këto vitet e fundit korrespondon me kapacitetin  sistemit të drejtësisë për të hetuar gjykuar dhe dënuar pavarësisht statusit social apo pavarësisht influencës apo forcës së individëve të caktuar. Që do të thotë adresim i korrupsionit deri në nivelet më të larta”, u shpreh Rama. Pa dyshim, theksoi ai, “kjo ka qenë në themel të asaj të gjithë asaj përpjekje që kulmoi me atë situatë absurde surreale në procesin zgjedhor”, u shpreh kryeministri Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME