Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “deri në mbyllje të mandatit të dytë, qeveria do të fokusohet te 7 prioritetet kryesore”. “Nëse do të kishim marrë vendimin pozitiv për çeljen e negociatave, dhe këtë ia kam thënë të gjithë kolegëve kryeministra në BE, do të kishim një burim të ri energjie në opinionin publik në mbështetje të reformave, por nga pikëpamja praktike nuk do të ndryshonte asgjë”, tha Rama.
Ndaj, tha Kryeministri, “ne do të vazhdojmë njësoj sikur ta kishim marrë vendimin pozitiv”. “Ndërkohë duhet të fokusohemi te mbyllja e mandatit të dytë, te 7 prioritete, jo sepse të tjerat do t’i lëmë pas dore, por sepse publiku duhet të shohë produktin final të votës së qershorit”, tha Rama. Në prezantimin e programit 2-vjeçar të qeverisë, kryeministri Rama renditi 7 prioritette kryesore”.
1 Përshkallëzm i luftës kundër krimit dhe korrupsionit në një nivel të panjohur më parë.
2. Nga 1 janari i vitit të ardhshëm dhe deri në fund të 2020 të mbyllen të gjitha sportelet që i shërbejnë qytetarëve dhe shërbimet të bëhen online, së paku aplikimet.
3. Energjia dhe infrastruktura.
4. Regjimi i ri në vijën bregdetare.
5. Mbyllja e procesit të legalizimeve për shtëpitë, jo për bizneset ,dhe legalizimi përfundimtar i tokës bujqësore.
6. Produkt final konkret deri në fund të mandatit i transformimit të infrastrukturës të universiteteve.
7. Shengeni rajonal
