Categories Lajme

Qytetarëve iu ofrohen shërbimet falas, koston e paguan shteti

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se projektet e dhëna me Partneritet Publik Privat, (PPP), sigurojnë shërbime më cilësore për qytetarin në një kohë  të shkurtër, ndërsa barra përballohet nga buxheti i shtetit. Në fjalën e tij, në prezantimin e paketës speciale “KÇK”, kryeministri Rama adresoi një prej temave më të sulmuara prej opozitës, atë të PPP-ve, duke shpjeguar për secilën kontratë koston për buxhetin dhe përfitimin për qytetarin.

Rruga e Arbrit, sipas Kryeministrit është një prej shembujve më të suksesshëm të PPP-ve. Kjo rrugë, e cila është premtuar që në fillim të viteve 2000, është duke u bërë aktualisht realitet falë një PPP, që realizon ndërtimin e rrugës brenda 3 vitesh, pa kosto të shtuara për taksapaguesit. “Nëse do të duhet të prisnim të mblidhnim lekët në buxhet për Rrugën e Arbrit, do të nevojiteshin të paktën 13 vite për ta ndërtuar. Një tjetër gjeneratë dibranësh do të duhet të prisnin pa rrugë”, theksoi Rama.

Ata që sot sulmojnë kontratën për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, tha kryeministri Rama, e premtuan, por nuk e ndërtuan sepse nuk kishin para. Edhe ne nuk i kishim paratë në buxhet, vijoi Rama, por kërkuam që sipërmarrësi ta ndërtojë rrugën për 3 vite dhe ne do t’i paguajmë paratë për 13 vite.

“Nuk nuk ka thasë me para, as para që merren nga buka e qytetarëve për t’u dhënë oligarkëve, as koncesione as PPP që ngarkojnë njerëzit. Qytetarëve iu ofrohen shërbimet falas, ndërsa koston e paguan shteti”, deklaroi kryeministri Rasti i stadiumit është një tjetër rast i suksesshëm sipas Kryeministrit. “Asnjë qindarkë nga ana e buxhetit, thjeshtë vënia në dispozicion e pronës, por sot kemi një prej stadiumeve më modernë në Europë”, tha Rama.

Gjithashtu, kreu i qeverisë foli dhe për kontratat me Partneritet Publik Privat në sektorin e shëndetësisë. I pari, ai i sterilizimit, falë të cilit numri i infeksioneve post-operatore është reduktuar në pothuajse zero.

“Kjo i kursen shtetit shumë më tepër para, sepse ata që kurohen në spitale tani nuk shtrohen përsëri së dyti për të trajtuar infeksionin”, u shpreh kreu i qeverisë.
Ndërsa PPP i check-up, mundëson mbi gjysmë milionë qytetarë që çdo vit të realizojnë kontrolle periodike mjekësore, nga të cilat shumë sëmundje të kushtueshme trajtohen në fazat e tyre fillestare, duke kursyer shumë para për buxhetin e shtetit dhe buxhetin e familjeve, por mbi të gjitha duke kursyer shumë më tepër jetë njerëzish. Sa i takon koncesionit për skanerat në dogana, koncesion i dhënë në vitin 2013, Rama tha se ky koncesion rriti tarifat e sipërmarrjeve. “Kjo është kriminale . Kjo PPP duhet të lehtësonte shërbimin, ta  modernizonte shërbimin për biznesin”, theksoi kryeministri. /a.gjonaj/j.p/ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME