Categories Lajme

Negociatat, Rama: Do vazhdojmë të bëjmë të njëjtën gjë që do të bënim në rast se vendimi do ishte pozitiv

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se refuzimi për çeljen e negociatave ishte rezultat i një konflikti të brendshëm në Këshillin Europian që lidhet me qëndrimet divergjente mes Francës dhe Gjermanisë.

Duke folur në prezantimin e Paketës Speciale AntiKÇK, Rama u shpreh se, “ne i bëmë të gjitha përpjekjet me angazhimin më të madh dhe me një mundim të posaçëm për të komunikuar dhe për të balancuar të gjithë efektin e baltës të hedhur ndërkombëtarisht në vendin tone, duke filluar nga një vend që është kyç në procesin e negociatave dhe në vendimmarrjen në Këshillin Europian që është Gjermania, ku për hir të së vërtetës, marrëdhëniet ndërpartiake dhe mundësia e komunikimit të drejtpërdrejtë përmes marrëdhënieve ndërpartiake na kishin  kishin krijuar një barrierë domethënëse në raport me partitë ose më saktë me partinë kristiandemokrate që është partia kryesore e koalicionit”.

“Besoj që fakti që Gjermania konkludoi në një Po të Bundestagut është një provë që përpjekjet tona rezultuan të suksesshme dhe nga ana tjetër duke u përqendruar tek ajo Po, them se na është dhënë mundësia që në mungesë të vendimit  për çeljen e negociatave të kemi një udhërrëfyes për të ecur përpara në procesin që vazhdon. Në procesin e integrimit europian dhe në rrugën drejt çeljes së negociatave”, tha Rama.

Por nga ana tjetër, shtoi Kryeministri Rama, “është e qartë se ajo që ndodhi, s’mund të mos e trondiste opinionin publik dhe të mos krijonte një ndjesi dëshpërimi dhe zemërimi, të ndarë, një pjesë ndaj qeverisë dhe shumicës tonë qeverisëse dhe një pjesë ndaj faktorëve të tjerë brenda ose jashtë”. “Ka shumë versione për këtë. Unë mendoj se si dëshmitar i të gjithë procesit  mund të dëshmoj pa ngurrim versionin tim që refuzimi ishte rezultat i një konflikti të brendshëm në Këshillin Europian që lidhet me qëndrimet divergjente mes Francës dhe Gjermanisë dhe mes Francës dhe një grupi të vogël shtetesh dhe një pjese tjetër, për mënyrën sesi duhet të reformohet BE”, tha Rama.

Aq e vërtetë është kjo, nënvizoi ai, “sa përpara pak ditësh në Paris janë thirrur 4 ambasadorë, ambasadorët e Shqipërisë Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Malit të Zi. Shqipëria dhe MV presin të çelin negociatat dhe Mali i Zi dhe Serbia që janë në procesin e negociatave. Dhe janë thirrur për të çelur një dialog lidhur me qëndrimin e Francës në raport me procesin e zgjerimit dhe me mënyrën sesi sipas Francës duhet të rikonfigurohet i tërë procesi. Që do të thotë se pavarësisht asaj që kemi bërë, pavarësisht nëse ne e meritonim apo jo çeljen e negociatave, pavarësisht asaj që bëri MV, që ka 14 vjet që pret çeljen e negociatave, vendimmarrja ishte frut i nevojave të brendshme në BE që ka prodhuar një divergjencë në Këshillin Europian. Ne e kemi humbur këtë tren të vitit 2019 në funksion të kësaj divergjence”. “Ajo që mbetet për t’u theksuar është  se pavarësisht vendimit, Shqipëria nuk ka asnjë rrugë tjetër. Do vazhdojmë të bëjmë të njëjtën gjë që do të bënim në rast se vendimi do ishte pozitiv. Në fund të ditës e kemi shprehur qartësisht që në programin tonë të parë qeverisës dhe e kemi shprehur në vazhdimësi. Për ne procesi i integrimit nuk është proces që e bëjmë se na e kërkojnë të tjerët apo se duhet të arrijmë në një stacion, por e bëjmë se është në interes të vendit tonë, të gjeneratave të tjera. Pasi është proces që na jep mjetet e nevojshme dhe importon nga BE dijen e nevojshme për të modernizuar shtetin”, u shpreh Kryeministri Rama.ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME