Categories Lajme

Nga 1 janari deri në fund të 2020 mbyllen të gjitha sportelet, qytetarët shërbime online

“Nga 1 janari i vitit të ardhshëm dhe deri në fund të 2020, do të mbyllen të gjitha sportelet që i shërbejnë qytetarëve dhe shërbimet do të bëhen online, së paku aplikimet”. Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama duke renditur 7 prioritetet e qeverisë për 2 vitet e ardhshme. “Jo çdo shërbim mund të bëhet me ciklin online komplet. Në 1 janar do të jenë rreth 40% e shërbimeve që do të jepen online. Nuk ka nevojë të çosh letra. Deri në qershor do të jenë 67% dhe deri në fund të vitit do të shkojnë në thuajse 100%”, tha Rama. Kryeministri tha se “nuk duhet të ketë më kontakte mes qytetarit që shërbehet dhe atyre që shërbejnë, që na e morën fytyrën në sportelet e shërbimeve”.

“Qytetari duhet të aplikojë duke depozituar vetëm dokuementet e veta individuale, jo ato që jep shteti. Nëse duhen 20 dokumente që ndodhen në zyrat e shtetit dhe dy dokumente individuale, psh. nga banka apo punëdhënësi, qytetari do të paraqesë vetëm këto të dyja. Gjithë të tjerat do të bëhen brenda zyrave të shtetit, do t’i marrin ata që sot punojnë në sportele që do të kthehen nga gjobëvënës në shërbëtor duke plotësuar dosjet e qytetarëve. Dhënia e licencës bëhet me komunikim siç bën sot plaforma e bashkëqeverisjes, që na krijoi mundësinë të shikojmë me sytë tanë ndryshimin mes komunikit online dhe sy më sy”, tha Rama. Ai theksoi se “mbyllja e sporteleve do të sjellë dhënien e shërbimeve pa kontakt dhe dërgimin e dosjeve të plotësuara te familjet drejtpërdrejt”. /j.p/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME