Categories Lajme

VIDEO/ I fiksuar pas pajisjeve elektronike, arrestohet hajduti i rrezikshëm

Një 34-vjeçar nga Tirana ka rënë ditën e sotme në prangat e policisë, pasi akuzohet për 3 vjedhje në biznese të ndryshme. Policia bën me dije se autori është mundur të identifikohet falë kamerave të sigurisë të dorëzuara nga bizneset. Hajduti duket të ishte i fiksuar pas dyqaneve elektronike, pasi ka vjedhur 3 laptopë në dyqane të ndryshme në kryeqytet

“Efektivet nga Komisariati i Policisë Nr. 1 ne operacionin e koduar “Lenovo”, arrestuan një 34-vjeçar, si autor i dyshuar i tri rasteve të vjedhjes së pajisjeve elektronike në dyqane të ndryshme të kryeqytetit.

Në pranga ra shtetasi E. C., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Bazuar në provat e grumbulluara, informacionet e mara në rrugë operative dhe veprimeve hetimore të kryera, specialistët për parandalimin dhe hetimin e krimit bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të tri rasteve të vjedhjes së pajisjeve elektronike (laptop) nga ky shtetas, në dyqane të ndryshme të kryeqytetit, konkretisht:

  • Më datë 30.12.2019 ka vjedhur një laptop, në dyqanin e një qendre tregtare;
  • Më datë 10.01.2020 ka vjedhur një laptop, në një dyqan në rrugën “Luigj Gurakuqi“;
  • Më datë 13.01.2020 ka vjedhur një laptop, në një dyqan në Rrugën e Durrësit;

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja””, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME