Categories Politike

Kryemadhi ‘justifikon’ tryezën me Gjiknurin: Ai është këlysh, unë do të luftoj me bishën!

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një bashkëbisedim me gazetarët për miratimin e Reformës Zgjedhore, u shpreh se duhet punuar me përgjegjësi që të ecet shumë më shpejt lidhur me reformën edhe përpara datës 15 mars, caktuar si afat.

E pyetur nga gazetarja e Fax News Jonada Zelka, se pse opozita pranoi që të ulej në një tryezë me Damian Gjiknurin, emri i të cilit doli në përgjimet për blerjen e votave, u shpreh se ajo po lufton me bishën që është Edi Rama dhe jo me këlyshët e tij.

“Apsolutisht. Kjo është loja e Edi Ramës. Damian Gjiknuri ushtar i Edi Ramës. Unë do luftoj më bishën, ti më thua po lufton me klyshët. Bisha në këtë histori është Edi Rama. Të gjithë kanë bërë veprime që i ka udhëruar Edi Rama. Nuk lëvzim asnjë milimetër nga ato që kemi kërkuar. Një nga kushtet është dënimi dhe venia para drejtësië të pëesonave të implikuar në blerjen e zgjedhjeve.  Të zbatohet kushtetuta, dhe të zbatohen ligjet.”- u shpreh Kryemadhi.

Ndërkohë që në një tjetër pikë ku u ndal gjatë kryetarja e LSI-së ishte dhe kërkesa e opozitës së re për ndryshimin e sistemit. Kryemadhi tha se kjo nuk është pjesë e kërkesave që BE ka bërë për Shqipërinë, dhe do të duhet që të diskutohet në një kohë të dytë nga partitë politike.

Kryemadhi tha më tej se i vetmi person që duhet të pyetet për ndryshimin e sistemit është Edi Rama, pasi sot në Kuvend vetëm ai i ka votat për ndryshimin e sistemit, që kërkon ndërhyrje dhe në Kushtetutë.

Kryetarja e LSI-së deklaroi se me krijimin e Kuvendit të ri, do të ketë mundësi për ndryshimin e ligjeve të Referendumeve, që iu jep mundësi drejpërdrejt qytetarëve që të vendosin dhe për sistemin që duan të aplikohet.

“Dua të jem shumë e qartë se LSI ka bërë një grevë urie në Kuvend 9 vite më parë, kundër këtij sistemi. Çdo sistem ka të mirat dhe të këqijat e veta, ajo që ne mendojmë është që ne nga BE nuk na kërkohet që të diskutojmë mbi sistemin, por mbi Kodin Zgjedhor. Pas 16 Marsit ne mund të ulemi dhe të diskutojmë për sistemin, nëse sot zgjedh që të flasësh për sistemin i shërben lojës së Edi Ramës.

I vetmi njeri që duhettë pyetet se pse nuk ndryshohet sistemi është Edi Rama, ai ka votat dhetë gjitha mundësitë për ndryshimin e sistemit, që kërkon dhe ndryshimin e Kushtetutës. Ne nuk kemi votë sot në Kuvend që të mund ta kushtëzojmë me ndryshimin e sistemit.

Kjo gjë nuk është më në dorë të opozitës, është në dorën e Edi Ramës, pasi sot ai ka votat në Kuvend, pastaj Kuvendi i ri të miratojë ligjin e ri për Referendumet, dhe më pas ta vendosin qytetarët se cilin sistem duan. Për mua si drejtuese e një force politike, do të më pëlqente hapja e listave, për shkak se do të nxiste garën brenda partisë”, deklaroi Kryemadhi, që shtoi se minisioni themelor i opozitës mbetet largimi i Edi Ramës nga qeveria.

(M.Q.E.K/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME