Categories Sport

VIDEO/ Juventusi “sarrian”, gota gjysmë bosh në Champions, mëkat për 2 golat e pësuar

Atletico-Juve duket një sfidë e parë dhe riparë ndër vite, mbi të gjitha kur C.Ronaldo është në fushë, një duel që si rrallë herë nuk pa si protagonist yllin portugez. Colo Simeone neutralizoj CR7 por nuk i kishe bërë mirë llogaritë me Cuadradon dhe Matuidi, dy lojtarë që gjatë merkatos së verës ishin me një këmbë jashtë Torinos. Askush nuk firmoste për një sfidë me shumë gola, përballë ishin dy që mbrojtjen e kanë kthyer në art. Gjithçka po shkonte sipas parashikimeve në pjesën e parë, Atletico dhe Juve u kujdesën të mos lëshonin asgjë në mesfushë ku ndërtimi i lojës niste gjithnjë nga poshtë. Sarri s’postoi ekipin më përpara në fraksionin e dytë dhe në zbritjen e parë, Cuadrado me një veprim fantastik realizoi një gol për katalog duke kaluar “Zonjën” në avantazh.

Goli çliroi torinezët duke fituar më shumë metra në zonën e Atleticos. Një kundërsulm i shpejtë dhe perfekt solli dhe golin e dytë ku Matuidi me kokë dyfishoj shifrat. Fitorja dukej çështje kohe por Atletico u fut në lojë në minutën e 70-të ku Savic me kokë ngushtoj shifrat në 1-2. Colo Simeone mbajti të karikuar ekipin dhe në minutën e 90-të, “Zonja e Vjetër” u ça sërish në zemër të mbrojtjes duke pësuar një tjetër gol me kokë, këtë herë nga Herrera. Ky është nga ato raste ku mungesa e Chiellinit ndihet më shumë. As Ronaldo nuk mundi ti dhuroj me Juves avantazhin, pavarësisht se në minutën e 95-të driblojë thuajse gjysmën e Atleticos por pa mundur të bëjë atë që di më mirë, të shënoj. Juve largohet me një shije të hidhur nga Madridi, pavarësisht pikës së marrë pas barazimit 2-2, fundja të shpërdorosh një avantazh të dyfishtë nuk i falet një ekipi që këtë sezon pretendon të ngjitet në majën e europës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME