Categories Lajme

VIDEO | Me dorezë & pa u ngritur në këmbë, 21-vjeçari grabit me qetësi dyqanin në Durrës

Ky është momenti kur ky i ri, i konsideruar nga policia si “grabitës serial”, futet nga një derë e vogël në një dyqan në Durrës. Me një dorezë të verdhë në dorën e majtë, hyn këmba dorazi. Me qetësi i afrohet menjëherë kasës. Megjithatë nuk kursehet me aq. Pa u ngritur në asnjë moment në këmbë, ai merr edhe sende të tjera…

Zyrtarisht, policia tha se bëhet fjalë për të 21-vjeçar me iniciale A. L., banues në Pjezë, i cili u arrestua për veprën penale vjedhja, kryer më shumë se një herë.

E në fakt, policia thotë se ka mundur që të zbardhë plot 15 vjedhje që dyshohet se janë kryer prej tij.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, nga muaji prill deri në muajin tetor të këtij viti, ka vjedhur shuma parash, steka me cigare dhe produkte të ndryshme ushqimore, në 15 subjekte të ndryshme private në qarkun e Durrësit.    

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar mjete të ndryshme, që ky shtetas i përdorte për kryerjen e vjedhjeve. Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga ky shtetas”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e Policisë së Durrësit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME