Categories Lajme

“Komunist! -Ik ore budalla! Plas debati në Komisionin e Ligjeve mes Majkos dhe Alibeajt

Është shoqëruar me debate të forta diskutimi në Komisionin e Ligjeve në lidhje me hapjen e dosjeve. Debati plasi gjatë diskutimit nen për nen të ndryshimeve ligjore që do të çojnë në hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit për të gjithë.

Gjatë diskutimeve, Alibeaj kërkoi hapjen e të gjithë dosjeve si edhe të gjithçkaje që përmbajnë ato duke akuzuar socialistët se po mbronin ish-drejtuesit komunistë të vendit, gjë që ka shkaktuar reagimin e Majkos.

“Nëpër dosje ka edhe detaje, të cilat ndoshta edhe i përndjekuri nuk do që t’i dijë sepse ka të përndjekur që janë detyruar të bëjnë spiunin. Tani vini ju dhe na thoni pas 30 vjetësh që mbrojmë këtë apo atë, kjo nuk ka logjikë. Vini dhe diskutoni këtu si adoleshentë”, tha Majo duke nxitur reagimin e Alibeajt.

“Ti je kokrra e komunistit dhe s’mund të na mbash leksion këtu”, tha Alibeaj, duke nxitur reagimin sërish të Majkos.

“Ik ore budalla..!”, tha ai.

Debati shkoi deri aty sa ndërhyri edhe kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME