Categories Lajme

Plagosi 2 shqiptarë e një italian, prokuroria ngre akuzë të rëndë ndaj emigrantit shqiptar

Mbyllen hetimet për Artur Haxhiun, 55-vjeçarin shqiptar, i arrestuar pas një arratisjeje 3 ditore pasi kishte qëlluar tre kolegë të punës, mëngjesin e 27 qershorit. Prokurori i Pordenone është në pritje të procesverbalit të mjekëve për personat e plagosur pas të shtënave të Haxhiut. Një shqiptar 35 vjeçar u qëllua në fytyrë nga plumbat e revolverit të kalibrit 22 të përdorur nga kopshtari për të kryer hakmarrjen e tij.

Hetimet nisën nga kqyrja e celularit dhe në tabulatet telefonike të Arturit, për të rindërtuar ditët e arratisjes. Gjyqtari i seancës paraprake në Pordenone ka rrëzuar kërkesën e prokurorit për raport psikiatrik për autorin.

Haxhiu është përgjegjës për plagosjen e shumëfishtë në tentativë, asaj të një kolegu shqiptar, një kolegu italian 60 vjeçar dhe një 50 vjeçari shqiptar me të cilin kishte pasur një mosmarrëveshje që u bë gjyqi dhe përfundoi në një dënim prej 2 muajsh për Haxhiun. Akuza e vrasjes së trefishtë në tentativë rëndohet me armëmbajtje pa leje (revolvera ishte vjedhur vite më parë), për arsye të kota dhe me paramendim: disa herë, pas dënimit, Haxhiu ishte dëgjuar të thoshte se do të kishte vrarë kolegun.

Prokurori pohon se 55 vjeçari shqiptar do të kishte qëlluar për të vrarë të paktën kundër një prej viktimave të tij. Artur Haxhiu, 52 vjeç, plagosi 3 persona në Bibione. Ai u arrestua më 30 Qershor në San Michele al Tagliamento ku kishte mbërritur me autobus nga Lignano.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME