Categories Lajme

Grabiti 4.6 milion euro në Rinas, Klement Çala del nga regjimi 41-Biss

Klement Çala ka dalë nga regjimi 41-Biss. Ka qenë GJKKO që ka pranuar kërkesën e tij për të mos vuajtur dënimin në regjimin 41-Biss.

Kujtojmë se Çala u arrestua në mars të vitit 2020 në një vilë në Qerret dhe është dënuar me 20 vite burg nga GJKKO.

Ai akuzohej për grabitjen e 4.6 milion eurove në Rinas, në vitin 2019, së bashku me disa shokë të tij bashkëpunëtorë.

Anëtarët e tjerë të grupit, Oltian Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli dhe i penduari i drejtësisë Alkond Begasi janë dënuar me nga 17-vite burgim.

Gjithashtu Gjykata vendosi që ata ta kryenin dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

Por vetëm tre muaj pasi Klement dhe Eldi Çala u mbyllën në regjimin 41 biss, ata u akuzuan sërish nga prokuroria për futjen e sendeve të paligjshme në ambientet e burgut.

Lidhur me këtë çështje ata u morën si të pandehur në Gjykatë, ku vijoi një hetim i thelluar lidhur me futjen e objekteve të ndaluara brenda burgjeve.

Tre telefonat celularë u zbuluan nga forcat operacionale të DAP dhe sollën gjatë kësaj kohe një “furtunë” brenda 313, jo vetëm për lehtësinë si kishin depërtuar në qeli sendet e ndaluara, por edhe për faktin që secili posedonte rrjete sociale si Instagram.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME