Categories Lajme

Video/”Më kapi polici prej fyti”, policia konfliktohet me studentët te Ekonomiku

Dhjetra efektivë kanë mbërritur në Fakultetin e Ekonomisë, në tentativë për të zhbllokuar hyrjen e Fakultetit. Ka pasur një përplasje dhe me studentët, të cilët janë të irrituar pasi kanë kaluar gjithë natën të ngujuar brenda godinës.

Studentët pretendojnë se janë shtyrë dhe janë goditur nga ana e Policisë, edhe pse prania e efektivëve në ambientet universitare është e paligjshme.

Në hollin e Fakultetit Ekonomik ka një prani mjaft të madhe të rojeve private.

‘’Një polic me mjekër ushtroi dhunë mbi ne, thonë se vijnë për të zbatuar ligjin dhe janë vetë në shkelje të ligjit. Ky është terror, terror, turp, turp”, janë disa nga thirrjet e studentëve.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme teksa ishin mbledhur për të vendosur si do të vijojë protesta, studentëve iu ndërpre energjia elektrike.

‘’Pse merr security urdhëra nga Policia? Ccfarë arsye pati policia që të hynte në hollin e Fakultetit. Shkolla është e jona  dhe s’na ndalon dot askush që të hyjmë në Fakultet”, shprehet një tjetër prej studentëve.

‘’Më kapën nga fyti dhe nuk më lejuan që të hyja, ku ishte security që të më mbronte mua si student”,shprehet më tej një denoncues.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME