Categories Politike

Basha reagim të ashpër ndaj ministrave të rinj: Braçe është teknokrat?!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të enjten, është ndalur edhe tek emrat e ministrave të rinj të qeverisë Rama.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu në lidhje me ta, kryedemokrati tha se nuk ka ndonjë mendim, por më pas është ndalur përcipatas në disa nga emrat e rinj të kabinetit qeveritar.

Pyetje: Keni një koment për emrat e rinj ministra?

Basha: Jo. Fare.

Pyetje: As se kryeministri ka tentuar të sjellë teknokratë?

Basha: Ç’teknokratë, Belinda Balluku është teknokrate?

Pyetje: Po ça është Belinda?

Basha: Ju e dini ça është Belinda. Është hajdute me damkë. Pse nuk e dini ju? Hajdute që konkurron vetëm me Damianin. ikën Damiani dhe vjen një që konkurron me Damianin për hajdutëri. Elisa Spiropali është teknokrate? Kush është? Erion Braçe është teknokrat? Shalësi? Edhe njëherë, jua thashë dhe po e përsëris. Dy janë risitë që duhet t’i lexojmë qartë. Kur qeverisi radhën e parë, bënte sikur merrte vendime me ta,por faktikisht vendimet i merrte Edi Rama, por ata i jipnin iluzionin, fasadën që ka një qeveri. Vendimet në fund fare i merrte Rama. Edhe për Dh Albania-n, po e them këtu, vendimin e ka marrë Edi Rama.

Pyetje: Po ke informacion për këtë apo niseni me analizë?

Basha: Vendimin e ka marrë Edi Rama. Kokë më kokë me personat e përfshirë në atë aferë. Janë ulur kokë më kokë, s’kanë pyetur për ligj, kanë vendos si do ndahen paratë, ku do ndahen paratë, si do fshihen, si do transportohen, pastaj kanë shpikur procedurën dhe kanë vendosur që këtë procedurë t’ia mbivendosin një rruge ekzistuese, se ajo është një rrugë ekzistuese.

…Ministrat e rinj janë figurina, s’bëjnë fare, janë zero, hiç. Ta thashë, mund të kishte marrë bankierë…

Pyetje: Po janë profesionistë…

Basha: Po çfarë profesionistësh? Nëqoftëse do të qeverisej me profesionistë, pse duhen politikanët e karrierës? Sepse japin përgjegjësi diku, se zgjidhen ose shkarkohen me votë nga populli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME