Gjatë takimit të Presidentit Trump me Vladimir Putin në Helsinki ishte e pranishme edhe Zonja e Parë Melanie Trump. Pasi ajo i ka dhënë dorën presidentit të Rusisë në fytyrën e saj dallohet një frikë e madhe . Ky moment është fokusuar edhe nga kamerat dhe tanimë po bën xhiron e rrjetit.
Ajo në fillim është sjellë mjaft mirë duke i buzëqeshur Putin në momentin që i ka dhënë dorën por fill pas shkëputjes ajo duket e tmerruar. Shumë komente kanë vërshuar në lidhje me reagimin e Melanie ku thuhet se ajo më të vërtetë e ka kuptuar se ka të bëjë me një njeri të rrezikshëm ose ndoshta një shtrëngim më i fortë se duhet i dorës.
Në fakt ky takim ka qenë një habi për të gjithë Amerikanët e ndër to mesa duket hyn edhe bashkëshortja e Presidentit të SHBA-ve.
