Categories Lajme

VIDEO/ Në masa të rrepta sigurie, bosi i kriptomonedhave Faruk Ozer mbërrin në Turqi, ja si shoqërohet

Faruk Fatih Özer, themeluesi i shkëmbimit të kriptomonedhave Thodex, mbërriti në Stamboll me avion pasi u ekstradua gjatë ditës së sotme nga Tirana.

Nga pamjet duken masa të rrepta sigurie me 6 oficerë dhe 2 furgonë që kanë mbërritur në aeroport për të pritur Ozer.

29-vjeçari u arrestua në Himarë më datë 30 gusht të vitit 2022, si rezultat i operacionit policor të koduar “Brain”, të zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me FAST Albania, DVP Vlorë dhe Interpol Tiranën.

I riu turk ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Lartë e Stambollit në vitin 2021, kishte lëshuar urdhër arresti ndaj tij, për veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”.

Ai akuzohet për mashtrim të 391 000 qytetarëve, nëpërmjet kriptomonedhave, mashtrim me dëm ekonomik 2 miliardë dollarë.

Dy ditë më parë, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e themeluesit dhe CEO-s së kompanisë “Thodex” Faruk Ozer për të mos u ekstraduar drejt Turqisë aty ku akuzohet për mashtrimin e rreth 400 mijë personave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME