Categories Sport

VIDEO/ Përfundon epoka e Lomachenko, Teofimo Lopez mahnit botën e boksit

Boksi i peshave të lehta (deri në 61.2 kg) ka për herë të parë një kampion të vetëm. Teofimo Lopez, i riu nga Brooklyn, New York, është njeriu i momentit. Boksieri 23-vjeçar befasoi ekspertë dhe tifozë me një paraqitje fantastike ndaj ukrainasit Vasily Lomachenko.

Në fund të 12 raundeve emocionuese, për gjyqtarët e duelit nuk kishte dyshime. Të tre kartat e pikëve anonin në favor të të riut amerikan: 117-111, 119-109, 116-112. Me këtë fitore që pak e prisnin, Lopez i dha fund dominimit shumëvjeçar të 32-vjeçarit Lomachenko, si dhe i mori këtij të fundit 3 titujt kampion bote, WBC, WBO dhe WBA.

Tre brezat e sapofituar i bashkohen dhe titullit të konfederatës IBF të Lopez. Tanimë, divizioni i peshave të lehta ka vetëm një “sundues” legjitim, diçka kjo tepër e rrallë në boksin e pasviteve 2000.

Rrjetet sociale kanë vërshuar me përgëzime për arritjen e boksierit amerikan. Ndër emrat që kanë uruar Lopez kanë qenë legjenda të sportit si Mike Tyson, Manny Pacquiao dhe Saul “Canelo” Alvarez.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME