Categories Showbiz

VIDEO/ Prezantuesi i Sanremos e imiton para gjithë publikut, ndodh e papritura! Maria De Filippi telefonon live

Rosario Fiorello kishte premtuar se do të imitonte moderatoren e njohur italiane, Maria De Filippi dhe e mbajti premtimin e tij.

Në hapjen e mbrëmjes së dytë të Sanremo 2020, ai u paraqit me një veshje, ku dukej identik si Maria DeFilippi, duke marrë rolin e një prej prezantueseve më të dashura në televizionin italian.

Fiorello hyn e veshur si Maria De Filippi: “Unë e bëra që të mbaj një premtim, nuk jam veshur kurrë si askush.

Kjo gjë do të mbetet përgjithmonë, unë kam një familje në shtëpi me djalin, gruan dhe nënën. Ajo tashmë ishte e shqetësuar kur unë u vesha si prift, e lëre më si Maria sot.

Dukem sikur Boris Johnson. Sipas mendimit tim, unë do të marr një ftesë serioze nga Barbara d’Urso”, – u shpreh Fiorello dhe e qeshura mposhti audiencën.

Por gjithçka merr një tjetër kthesë, kur Maria De Filippi e telefonon live në spektakël.
Përpara se Fiorello të largohet nga skena, nxjerr celularin e tij dhe, i emocionuar dukshëm, tregon celularin nga kamera. Dhe është thirrja e Maria De Filippi.

Pasi De Filippi komplimentoi këtë Fiorello-n dhe Amadeus-in, i uroi të gjithëve mirë se ardhjen në edicionin e 70-të të Sanremo-s. E gjithë biseda ishte miqësore, dhe ky ishte një moment unik e plot argëtim për të gjithë sallën e teatrit “Ariston.

Sot është nata e tretë e festivalit të madh italian “Sanremo 2020”.

Dy netë më parë pjesë e skenës kanë qenë zëra të mëdhenj të muzikës italiane, duke përfshirë Massimo Ranierin, Tiziano Ferro-n, dhe grupin e famshëm “Ricchi e poveri”, duke dhuruar magji në skenën e teatrit Ariston.

Në mbrëmjen e sotme do të jetë radha e Georgina Rodriguez, e njohur si e dashura e Cristiano Ronaldos, dhe prezantueses shqiptare Alketa Vejsiu.

Mbrëmjen e fundit do ta prezantojë Novello dhe Leotta, madje do të jetë edhe prezantuesja historike Mara Venier. Festivali do të zgjasë deri më 8 shkurt, dhe pritet të ketë plot surpriza.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME